Zemaj: Kosova është shembull për menaxhimin e Covid-19

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ftuar në Prime Time me Xhemaj Rexhën në Kanal 10, ka thënë se Kosova është shembull për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.
Ai ka thënë se numri i të vdekurve do të ishte edhe më i madh, nëse s’do të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet, përfshirë edhe spitalet rajonale që po trajtojnë personat e infektuar.
“Do të ishte numër më i madh i vdekjeve. Kur kam nis punën, kam kërku që të trajtohen edhe në spitalet rajonale, edhe pse në fillim kishte rezistencë. Kjo është ajo se sa vlerësohet tretmani spitalor. Sepse, kur kemi numër të vdekjeve brenda 24 orëve në zona të caktuara, atëherë imponohet nevoja të rishikojmë se cili është përdorimi i respiratorëve, përvoja e mjekëve të ri, punë ditore kjo që e bëjmë me trupat tanë brenda MSH-së”, tha Zemaj.
Zemaj shtoi se ka vlerësim maksimal për punën që bëjnë mjekët dhe infermierët.
“Por, kjo është trashëgimi 20 vjeçare e potencialit. Nëse flasim për numrin e shtretërve dhe respiratorëve, kur kam ardhë e kam gjetë në aspektim minimal në krahasim me atë që kemi siguru tani

-Sponzor-