Zemaj në aksion me policinë dhe inspektoratin për monitorim të masave anti-covid

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Policinë dhe Inspektoratin e Kosovës sonte kanë nisë një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ata tani janë në aksion tek lokacioni i njohur si “Kafet e Vogla” në Prishtinë. Klan Kosova mëson se do të ketë masa rigoroze.

Sponzor

Klan Kosova mëson se autoritetet kanë marrë informacione se në Gjilan do të mbyllen disa klube të natës, të cilat kanë ftuar njerëz për tu grumbulluar, pavarësisht thirrjes së institucioneve për të mos e bërë një gjë të tillë.

Nuk do të ketë pardon edhe ndaj mosrespektimit të distancës nëpër lokale.

Aksioni pritet të perfshije edhe personat fizike, pra mund të gjobitet secili që nuk vendos maskë

-Sponzor-