“Zemra e saj u nda në miliona copa”, kur gruaja e Bryant kuptoi lajmin e kobshëm

0

Bota e sportit është tronditur sot nga lajmi i trishtë se legjenda e basketbollit, Kobe Bryant ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me helikopter.

Bryant ndodhej në bord me vajzën e tij 13-vjeçare, Giannën dhe dy pasagjerë të tjerë. Nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar.

Kobe Bryant familyCredit: Kobe Bryant/Instagram

“Hollywoodlife” shkruan se bashkëshortja e Bryant, Vanessa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikull.

Bryant la pas edhe tre vajza, më e vogla është 7-muajshe.

-Sponzor-