Zhvillime të papritura politike, ja ku u pa Vjosa Osmani

0

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Atje ka shkruar me ftesë të institucioneve gjermane. Osmani do të qëndrojë në Berlin deri të mërkurën, ku do të marrë pjesë në një konferencë të Bundestagut. Gazeta Express ka mësuar se atje do të bisedohet edhe për koalicionin e LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje

Tri ditët e ardhshme duket se do të jenë të ngjeshura për nënkryetaren e LDK’së, Vjosa Osmanin.

Sponzor

Osmani është ftuar nga institucionet gjermane për të marrë pjesë në konferencën “Kosovo after the elections: A political earthquake and its cosequences”, të organizuar nga Bundestag dhe organizata të tjera gjermane.

Gjatë vizitës, Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Kancelares Agnela Merkel, të MPJ’së gjermane, të Parlamentit gjerman dhe të partisë CDU.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar për Gazetën Express se tema kryesore e diskutimeve do të jetë ndërtimi i koalicionit të LDK’së me VV’në.

“Natyrisht tema kryesore e diskutimeve kanë me qenë zhvillimet në koalicion”, kanë thënë nga LDK’ja për Express.

Se gjermanët kërkojnë një koalicion ndërmjet LDK’së dhe VV’së dhe krijimit të qeverisë së re, e ka konfirmuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held.

Përmes një statusi në Tëitter, Heldt sot ka shprehur edhe një herë qëndrimin e tij ndaj koalicionit LDK – VV dhe formimit të qeverisë së re.

Heldt ka shkruar se kjo javë është vendimtare për formimin e koalicionit ndërmjet këtyre dy partive.

“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.

E kjo nuk është hera e parë që Heldt kërkon krijimin e qeverisë së re.

Para pak ditësh, në një konferencë Heldt është shprehur se qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt që është e mundur.

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, kishte deklaruar Heldt./

-Sponzor-