Ziyech: Nuk do të largohet nga Ajaxi për ndonjë klub më të vogël

0

Mesfushori maroken, Hakim Ziyech ka thënë se nuk do të largohet nga Ajaxi për ndonjë klub më të vogël.

Ziyech ka qenë ndër lojtarët më meritor për triumfin e Ajaxit në kampionat dhe Kupë, derisa pati paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Ligën e Kampionëve.

Sponzor

Ka qenë skuadra spanjolle Sevilla që ka qenë në gjendje të paguaj klauzolën e tij prej 40 milionë euro, por lojtari ka refuzuar transferimin në La Liga.

“Përderisa nuk vije ndonjë ofertë nga një klub më i mirë se Ajax, atëherë unë nuk do të largohem nga Amsterdami”, ka thënë Ziyech.

Mediat holandeze kanë raportuar se lojtari është duke pritur oferta nga skuadrat e mëdha të interesuara për të.

Roma, Liverpool, Arsenal dhe Borussia Dortmund janë ekipet tjera që kanë shfaqur interesim për të.

Ajaxi ka bërë me dije se do ta lë të lirë të largohet ylli i tyre nëse paguhet klauzola prej 40 milionë euro.

-Sponzor-