Zjarr në konvikte, 10 studentë humbin jetën

0

Policia në Ugandë ka njoftuar se 10 nxënës *studentë’ kanë vdekur dhe 30 janë lënduar në një zjarr i cili filloi gjatë natës, pasi dyert ishin mbyllur me dry.

Tre ish-nxënës u përjashtuan nga shkolla si pjesë e masës disiplinore dhe një roje e shkollës u arrestua në lidhje me zjarrin në shkollën “Saint Bernard” në rajonin Rakai, që ndodhet në Uganën jug-perëndimore.

Zëdhënësi i policisë së Ugandës, Patrick Onyango, tha se nxënësit e arrestuar ishin në mesin e një grupi prej 15 vetash që ishin përjashtuar nga shkolla gjatë këtij viti. Disa prej tyre i kishin kërcënuar nxënësit tjerë se do t’i lëndojnë, pasi ishin përjashtuar nga shkolla.

Policia thotë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasiqë shumë të lënduar kanë pësuar djegie të mëdha dhe ka mundësi që të mos mbijetojnë. Hetimet e para tregojnë se personat e dyshuar së pari i kishin mbyllër të gjitha dyert e konviktit me dry, për t’u siguruar që askush të mos ketë mundësi për të ikur jashtë.

“Në kohën kur shpëtuesit arritën dhe i thyen dyert, disa nxënës tanimë kishin vdekur nga zjarri, ndërsa të tjerët kishin vdekur për shkak të tymit të madh. Deri tash, i kemi identifikuar 10 trupa dhe do t’ua dorëzojmë prindërve, por pasi të jenë kryer testet e ADN-së”, tha zëdhënësi i policisë.

Varrimi i viktimave mund të shtyhet deri sa të identifikohen të gjithë trupat përmes testit të ADN-së, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

-Sponzor-