Zyrtari i LDK-së godet rëndë Ramush Haradinajn, e krahason me gëzimin e fëmijëve pas çokolladave…

0

Ish zyrtari i Qeverisë së Isa Mustafës Bajram Gecaj ka tallur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, pak orë pasi që atij i është dhënë lajmi se do të marrë vizën amerikane.

‘Gëzimin’ e Haradinajt për marrjen e vizës, Gecaj e ka krahasuar me gëzimin e fëmijëve kur marrin çokollata, edhe pse Haradinaj nuk është shprehur ende për këtë gjë, shkruan Periskopi.

Gecaj, në Facebook shkruan se shndërrimi i çështjes së vizave për liderët e vendit në temë të diskutueshme është shqetësuese.

Shkrimi i Gecajt:

U GËZOHEN VIZAVE SI FËMIJA ÇOKOLLATAVE!

Vet shndërrimi i çështjes së vizave për “liderët” institucional në një temë të diskutueshme është në vetvete tej mase shqetësuese për shtetin tonë të ri. Në fund të fundit po flasim për shtetin i cili as që do të mund të krijohej pa ndihmën dhe kontributin e mu këtyre shteteve të cilat hezituan dhe vonuan dhënien e vizave. Ndërsa “liderët” tonë të gjorë po u gëzohen vizave si fëmija çokollatave!

-Sponzor-