Analisti pas shkarkimit të Dakës: Noterja Vjosa Osmani nënshkroi vendimin e Albinit

0

Analisti i mirënjohur i politikës, Petrit Zogaj, ka reaguar pas lajmit se Vjosa Osmani ka shkarkuar nga pozita e kryetares së KQZ-së znj. Valdete Daka.

Periskopi kishte nxjerrë lajmin në mëngjes se Dakës i ishte kërkuar të jepte dorëheqje në këmbim të një mirënjohjeje nga ana e Vjosa Osmanit.

Sponzor

Daka kishte refuzuar.

Më pas, Osmani shkarkoi znj. Daka nën arsyetimin se kishte qenë e anëshme në mbledhjet e KQZ-së, ndër tjerash.

Analisti Petrit Zogaj ka konsideruar që Osmani Sadriu thjesht ka nënshkruar një vendim të përpiluar nga kryeministri Albin Kurti.

“Uzurpatorët e rinj.” – i quan z. Zogaj pushtetarët e rinj.

Statusi i plotë:

Uzurpatoret e rinj. Noterja Vjosa Osmani e paska nenshkru vendimin qe Albini e ka perpilu, e gjithe kjo, me e nenshtru cdo institucion kredibil.

-Sponzor-