Berisha zbulon skandalin me ish-ambasadorin Lu: Më erdhi në zyrë me dosje të fabrikuar nga Soros

0

sh-kryeministri, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me mediat ka zbuluar për herë të parë një bisedë që ka pasur me parardhësin e ambasadores Yuri Kim, Donald Lu, në lidhje me akuzën ndaj Partisë Demokratike për lobim me fonde ruse, e cila më pas u pushua si e pavërtetë nga gjykata.

Berisha tha se ambasadori Lu i kishte shkuar në zyrë me një dosje, për t’i provuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha, kishte pranuar financime ruse. Ai tregoi para gazetarëve të shumtë, se në dosjen në fjalë kishte vetëm shkrime të një gazete të financuar nga George Soros.

Sponzor

PD, jo nga Sali Berisha, u akuzua zyrtarisht se ka marrë fonde ruse. Ju kujtoj këtu se paraardhësi i kësaj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë, në të cilën donte të më provonte se Lulzim Basha kishte pranuar financime ruse. Çfarë kishte dosja? Dosja kishte shkrimet dhe akte burokratike, por shkrimet në radhë të parë, të gazetës së sponsorizuar nga Soros.

Unë i thashë aty për aty se kjo është gazeta e Soros. Jo vetëm që ato ishin dokumente që nuk provonin asgjë, përveç trillime të një gazetari, por u thoshte deputetëve të PD shkoni te Berisha, se i keni dhënë dokumentet që faktojnë se kryetari ka marrë financime nga rusët. Kur ata vinin tek unë dhe unë ju tregoja dokumentet, ata ngelnin pa mend. Rasti Kavaleci. U shpërndanë dokumente në media për të akuzuar Lulzim Bashën për anulim, por anulimi nuk kishte ndodhur me kërkesë të Bashës. Basha u telefonua nga Merkel për rolin që luajti, sepse të gjithë e panë se po bëhej një përpjekje për të kapur drejtësinë.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin më të padenjat, me praktikat e patronazhistëve. Praktika e patronazhistëve është praktikë e skllevërve. Këtë praktikë e vendosi Enver Hoxha. Pyesni se çfarë bënin patronazhistët gjatë diktaturës. Këtu ka një mbështet të hapur të qeverisë, që e ka përdorur për të instaluar narkoshtetin, për kapjen e shtetit në të gjitha nivelet”, zbuloi prapaskenat, ish-kryeministri Berisha.

Kujtojmë se në muajin gusht të vitit 2018, Agjencia konservatore amerikane, Judicial Watch publikoi dokumente rreth reformës në drejtësi në Shqipëri nëpërmjet një raporti përfundimtar prej 30 faqesh. JW dokumentoi se qëllimi i reformës ka qenë që drejtësia të vihet nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për një organizatë të lidhur me miliarderin George Soros.

Gjithashtu nën akuzë u vu edhe ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë, Donald Lu, si sponsor dhe mbështetës i kësaj reforme dhe i vënë në shërbim të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Raporti veçonte një element nga situata politike parazgjedhore gjatë vitit 2017, kur ambasadori Lu minoi përpjekjet e opozitës për të ndaluar vjedhjen e zgjedhjeve të përgjithshme nëpërmjet kërcënimeve.

“Gjithashtu ia vlen të theksojmë se ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu (njeri i Obamës), është i lidhur me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Ai në maj të vitit 2017, ndihmoi të minojë planet partiake të opozitës shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” thuhet në raport mes të tjerave. Dhe vërtet në atë periudhë ambasadori Donald Lu, deklaroi në emër të SHBA, se do të njohë zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

-Sponzor-