Daut Haradinaj: Pallatit të Rinisë i duhen ndryshime, në mungesë të investimeve është kthyer në qendër të konsumimit të drogës

0

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, ishte i ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” në televizionin Kanal 10 ku temë diksutimi ishte “Prishtina sipas Daut Haradinajt”.

Haradinaj në këtë intervistë foli rreth problemeve më të mëdha të kryeqytetit.
“U bënë 21 vite që jetoj në kryeqytet, ka shumë dobësi dhe në të njejtën kohë jam i bindur që mundem të bjënë më shumë dhe më mirë për Prishtinën”.

Sponzor

Haradinaj tha se nuk është se nuk është bërë punë në Prishtinë por se ka edhe shumë punë të cilat duhen bërë, duke filluar nga rinia, nga kjo pllato e Pallatit të Rinisë e cila është shumë e rëndësishme për kulturën dhe sportin.

Tutje Haradinaj theksoi se në vitin ’87 ka pas patinazh në Pallatin e Rinisë, e nëse para 30 viteve kushtet kanë qenë shumë më të mira se sot, atëherë kjo është një katastrofë për kryeqytetin.

Duke kujtuar se ka shumë e shumë vite që në Pallatin e Rinisë nuk pati asnjë investim dhe asnjë ndryshim, Haradinaj tha se këtij vendi i duhen shumë ndryshime.
“Të paktën këta flamuj mrapa duhej ndrru”.
Haradinaj tha se Pallati i Rinisë ka potencial për shumë gjëra të dobishme për qytetarë, por që fatkeqësisht kjo është bërë qendrër e konsumimit të substancave narkotike.
“Në bazë të një masterplani të cilin jam duke e shqyrtuar, në realizimin e projektit për 12 muaj mund të kthehet në përdorim”.

Tutje Haradinaj tha se në Pallatin e Rinisë ka shumë hapësira të papërdorshme dhe se asnjëherë askush nuk i ka bërë një propozim serioz diasporës për investim në këtë qendër.
“Nëse Daut Haradinaj bëhet kryetar i kryeqytetit, nën 18 në asnjë lokal ku konsumohet alkooli nuk guxon me hy”.
“Duhet krijuar infrastruktura, kemi buxhetin në Londër por akoma nuk është bërë komisioni vlerësues dhe është rrezik me humb atë fond”
“Në rrugën për Vranjevc është një kthesë që thirret “kthesa e vdekjes”, nuk është problem i madh me u ndërtu një nënkalim apo mbikalim”.

I pyetur për problemin e qenëve endacak në Prishtinë, Haradinaj tha se duhet rritur fondi, ka një fond por se duhet rritur që qentë të trajohen dhe të ndërtohet një qendër për strehimin e qenve endacak.

-Sponzor-