Fushë Kosova dhe Graçanica fillojnë “demarkacionin”

0

Komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Graçanicës kanë marrë iniciativë që të bëjnë “demarkacionin” mes këtyre dy komunave.
Komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Graçanicës kanë nisur një iniciativë dhe kanë formuar ekipin punues i cili pritet të mbledh nënshkrimet e banorëve të fshatit Uglar dhe Preoc që këto dy fshatra t’i bashkohen Fushë Kosovës, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediat serbe, banorët akoma nuk janë të informuar për” në mes këtë “demarkacion të dy komunave.

Sponzor

Kjo iniciativë kishte filluar pasi Kuvendi komunal i Fushë Kosovës kishte miratuar propozimin e komunës së Graçanicës për ndarjen e zonave kadastrale, e që me këtë “demarkacion” është paraparë që fshati Uglar dhe Preoc t’i takojnë Fushë Kosovës.

Shumica e asamblistëve të Graçanicës e votuan këtë “demarkacion”, pavarësisht se Graçanica tashmë ka 108 hektarë tokë më pak dhe këtë ia fali Fushë Kosovës, përcjell lajmi.net.

Në Ministrinë e Administratës dhe Qeverisjes Lokale akoma nuk është miratuar propozimi i të dyja komunave. Nëse miratohet ky propozim i të dyja komunave, atëherë komuna e Graçanicës do të mbetet pa lagjen “Marigona”, pa një pjesë të tokës bujqësore si dhe fshati Preoc dhe Ugral do t’i përkasin Fushë Kosovës.

Mirëpo, edhe pse në kuvendet komunale është votuar ky “demarkacion”, banorët nuk janë të informuar për këtë.

Përfaqësuesi i fshatit Ugral, Srazhan Zhikoviq, ka thënë se zyrtarisht asnjë banorë nuk është i njoftuar për këtë “demarkacion”.

“Me aq sa di unë, nuk kemi pasur asnjë takim me askënd. Banorët nuk din asgjë zyrtarisht në lidhje me këtë, por të gjithë e kanë dëgjuar përmes medieve, por zyrtarisht asnjëri nuk është njoftuar. Askush nga komuna e Graçanicës nuk na ka njoftuar për këtë “demarkacion”, ka thënë Zhikoviq.

Ideja për decentralizimin në mes të komunës së Fushë Kosovës dhe Graçanicës kishte filluar qysh në vitin 2008.

-Sponzor-