Gjyshi i Dijonit: Ja si reagova kur mora vesh se nipi im u vra me llavaçkën time (Video)

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në Grabanicë të Klinës. Një 12 vjeçar është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga daja i tij i cili ishte edhe moshatar. Por se si erdhi deri te ngjarja e kobshme mësojmë nga rrëfimet e familjarëve të viktimës.

Nipi i familjes Baleci nga Grabanica e Klinës, 12 vjeçari, Detjon Gashi nga Berliqi i Deçanit, gjeti vdekjen teksa u kishte shkuar për vizitë.

Sponzor

Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga daja i tij bashkëmoshatarë, teksa kishin dal së bashku për shëtitje me një armë gjahu.

Viktima menjëherë është dërguar në emergjencën e Klinës, mirëpo aty u konstatua se nuk kishte shenja jete.

Gjyshi i viktimës thotë se arma ishte e tij dhe se nipërit ia morën pa dijeninë e tij.

I ndjeri së bashku me nënën kishin ardhur për tu përshëndetur pasi që do të udhëtonin drejt Gjermanisë për pak ditë.

-Sponzor-