Haradinaj: Kosova i mbetet përherë mirënjohëse SHBA-ve për kontributin në çlirimin tonë

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në 100 vjetorin e armëpushimit që rezultoi me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, ka kujtuar viktimat dhe veteranët e luftës së SHBA-ve.

Siç u shpreh Haradinaj përmes një postimi në Facebook, heronjtë amerikanë janë edhe heronjë të Kosovës.

Sponzor

Ja postimi i plotë i tij:

Me rastin e 11 Nëntorit-Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mbrojtje të vendit të tyre dhe kombeve tjera, ata i sollën botës lirinë dhe paqen. Republika e Kosovës mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.

-Sponzor-