Haradinaj:Ne kurrë nuk i vumë asnjë kusht Serbisë

0

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për platformën e dialogut, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se po kërkohet të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ndërsa Kosova asnjëherë nuk i vuri kushte Serbisë.
Haradinaj ka vazhduar ta mbrojë qëndrimin e kryeministrit për mosheqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake, transmeton Gazeta Express.

Deputeti i AAK-së tha se po kërkohet të hiqet taksa, pasi Serbia ka vënë kusht për vazhdimin e dialogut, ndërsa ka përmendur disa raste me të cilat Kosova nuk e ka kushtëzuar Serbinë.

Sponzor

“Kosova asnjëherë nuk qiti kushte për vazhdimin e dialogut, as për njerëzit e pagjetur, as për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, as për vrasje të tjera. Kosova nuk e qiti kusht për zbulimin e vrasjes në rastin Panda, ku u vranë të rinjtë serbë, nga ana tjetër janë torturuar shqiptarët që sot e asaj ditë janë nëpër spitale të psikiatrisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai e ka përkrahur platformën për dialogun të përgatitur nga ekipi negociator. /Express/

-Sponzor-