Krasniqi godet kritikuesit e Halil Kastratit: Vetëm ata që nuk kanë kulm mbi kokë e kuptojnë vlerën e Halil Kastratit

0

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka goditur kritikuesit e humanisitit të madh shqiptar, Halil Kastratit.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se për ta kuptuar rolin e madh të Halil Kastratit dhe bamirësinë e tij, duhesh me qenë pa kulm dhe vetëm atëherë e kupton se çfarë pune të madhe bën ai me shoqatën e tij ”Jetimat e Ballkanit”

Sponzor

Postimi i Krasniqit:

Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembsurie ndaj njerëzve që vuajnë.

-Sponzor-