Krasniqi godet rëndë LDK-në, e pabesueshme se për çfarë e akuzon

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka gënjyer kur ka thënë se ‘po dëmtohen raportet mes Parlamentit Evropian dhe Kosovës për shkak të Gjykatës Speciale.

“Duhet të theksoj se në lidhje me takimin e katërt që është mbajtur në Strasburg javën e kaluar kemi pasur një takim jashtëzkaonisht të mirë ku mbi 99 për qind të çështjeve kemi arritur dakordim. Ka pasur një moment ku një nga kolegët tanë eurodeputet ka propozuar një gjuhë mjaft të ashpër lidhur me iniciativën për shfuqizim të dhomave të specializuara”, ka thënë Krasniqi, shkruan Periskopi.

Sponzor

Ai ka thënë se delegacionit të Kosovës, i është kërkuar ta ketë një qëndrim lidhur me çështjen e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, por Krasniqi ka shtuar se ky delegacion i përbërë nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, nuk ka pasur mandat ta bëjë një gjë të tillë.

“Ne si delegacion nuk kemi pasur mandate të marrim një qëndrim lidhur me këtë çështje. Ne nuk kemi mundur në Strasburg të flasim për një gjtë të tillë”, ka thënë Krasniqi, transmeton Periskopi.

Ai ka akuzuar LDK’së se po thotë deklarata të pavërteta lidhur me këtë çështje.

“LDK ka nxjerruer nje deklaratë me plot të pavërteta. Të gjithë ne tjerët, pozitë dhe opozitë kemi abstenuar sa i përket këtij propozimi”, ka thënë Krasniqi.

“Ne u kemi propozuar një amandament me gjuhë më të butë, që ishte një gjuhë e mesme, që të rikonfirmohet përkushtimi i të gjithë liderëve edhe për dhomat e specializuara por pa i cekur detajet tjera të propozuara nga një eurodeputet që u mbështetën nga LDK dhe Lista Serbe. Pastaj ishin ata deputetë që kishin pajtueshmëri në të gjitha pikat por nuk deshën të miratojnë një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

Duke akuzuar LDK’në për gënjeshtra, Krasniqi ka thënë se ‘askush nuk ka të drejtë të thotë se janë dëmtuar raportet me Kommisionin Europian.

“Nuk ka të drejtë askush të thotë se janë dëmtuar raportet”, ka thënë ai.

Përse shefi GP i PDK’së dha këto deklarata lidhur me takimin në Strasburg?

Më herët, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se “ka dështuar miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës , pasi deputetët e koalicionit qeverisës kundërshtuan një paragraf të propozuar nga deputetët e parlamentit evropian, i cili u bënte thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë të përkrahin funksionimin e gjykatës speciale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Kështu thuhet në një komunikatë të LDK-së, ku njoftohet se deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, kanë përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në takimin e IV-të të përbashkët të Komisionit të MSA-së bashkë me deputetët e Parlamentit Evropian.

Sipas komunikatës, përderisa deputetët e LDK-së dhe të gjithë deputetët evropianë votuan PËR, ishin deputetët e koalicionin qeverisës që kundërshtuan me çdo kusht këtë pjesë të konkluzave, që rezultoi me dështimin e tërësishëm në procesin e miratimit të tyre.

Takimi u mbajt në Strasburg, dhe deputetët e LDK përgjatë dy ditëve paraqitën qëndrimin e LDK-së lidhur me implementimin e MSA-së, e cila është e arritura e deritashme më e madhe e Kosovës në rrugën evropiane si marrëveshja e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe BE-së që është nënshkruar gjatë qeverisjes së Qeverisë Mustafa.

Ndër temat bosht të takimit ishte edhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara me ç ‘rast deputetët e LDK-së rikonfirmuan qëndrimin se LDK do të vazhdojë të kundërshtojë çdo ide që ka për qëllim dëmtimin e sovranitetit të vendit dhe të partneritetit me shtetet mike.

Sipas një komunikate të LDK-së, deputetët po ashtu diskutuan lidhur me sundimin e ligjit, dialogun Kosovë-Serbi, krimet e kryera nga Serbia në Kosovë dhe tema të tjera lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Fatkeqësisht, për shkak të qasjes tërësisht të papërgjegjshme të deputetëve të koalicionit qeverisës, dështoi miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Kjo ndodhi për shkak se deputetët e koalicionit qeverisës kundërshtuan një paragraf të propozuar nga deputetët e parlamentit evropian, i cili u bënte thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë të përkrahin funksionimin e gjykatës speciale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përderisa deputetët e LDK-së dhe të gjithë deputetët evropianë votuan PËR, ishin deputetët e koalicionin qeverisës që kundërshtuan me çdo kusht këtë pjesë të konkluzave, që rezultoi me dështimin e tërësishëm në procesin e miratimit të tyre. Ky ishte një veprim i paprecedent, sepse në asnjë nga takimet paraprake, Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti Evropian nuk kanë dështuar të arrijnë pajtim. Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm brenda Bashkimit Evropian që gjithnjë ka bërë thirrje të njihet pavarësia e Kosovës dhe ka përkrahur Kosovën me një sërë programesh. LDK e vlerëson të dëmshëm dhe të papranueshëm veprimin e deputetëve të koalicionit qeverisës, sepse kjo rezulton me dëmtimin e raporteve në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian dhe e paraqet Kosovën si vend që kundërshton parimet e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

LDK do të vazhdojë të punojë së bashku me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar se nuk dëmtohen edhe më tej përpjekjet dhe synimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për integrim të vendit tonë në BE.

-Sponzor-