Kur Albin Kurti thoshte: Nuk ka liberalizim të vizave edhe nëse votohet Demarkacioni

0

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte thënë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi po përkthehet si vendim për liberalizim të vizave, por sipas Kurtit për liberalizim të vizave ka procedura të gjata në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta NewBorn.

Në një konferencë për media të mbajtur me 21 shkurt të këtij viti, kishte theksuar se edhe nëse do të votohej Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të ketë viza.

Sponzor

Deklarata e tij, kishte ngjallur shumë reagime në vend, e veçmas nga akterët qeverisës të cilët thonin se Kurti po bën fushatë me këtë gjë, dhe se liberalizimi do të ndodh me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi sipas tyre BE-ja ka dhënë garanci për këtë, shkruan Gazeta NewBorn.

Kurti kishte thënë se liberalizimi i vizave nuk do të vije pas ratifikimit të demarkacionit, pasi që sipas tij kusht për liberalizim është edhe luftimi i korrupsionit.

“Liberalizimi vije nëse arrestohen nja 100 persona për vepra korruptive” ka thënë Kurti. Për liberalizimi i vizave nuk është kusht vetëm demarkacioni por edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit. Të gjithë thonë se në Kosovë ka shumë korrupsion dhe krim. Kurse mbas një jave a do të themi se tash u luftua krimi dhe korrupsioni dhe tash mund të udhëtoni pa viza. Kjo nuk mund të ndodh vetëm nese arrestohen 100 politikan dhe të gjykohen në shkallë të parë.” kishte theksuar Albin Kurti, transmeton Gazeta NewBorn.

“Meqëse janë dy kritere, demarkacioni dhe luftimi i krimit dhe korrupsioni dhe meqenëse se kriteri i krimit dhe korrupsionit do të shfaqet menjëherë pas demarkacionit, le të merremi menjëherë me krimin dhe pastaj të diskutojmë me Malin e Zi ”, ishte shprehur kryetari i LVV-së, Albin Kurti me 21 shkurt të këtij viti.

Ndryshe, Demarkacioni me Malin e Zi ishte votuar në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave, pas një marrëveshje paraprake mes Kosovës dhe Malit të Zi për rishikimin e Marrëveshjes së Brukselit/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-