Kush është presidenti i preferuar për Haradinajn, Thaçi apo Rugova?

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se cili është president më i mirë nga pikëpamja e tij: ish-presidenti Ibrahim Rugova apo presidenti aktual Hashim Thaçi.

Haradinaj është shprehur se me Presidentin Rugova ka qeverisur shumë mirë në vitin 2004, por që prej asaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra.

Sponzor

“Në 2004 në ato rrethana kur kemi bërë aleancë me Presidentin Rugova kanë qenë rrethana të ndryshme të papërsëritshme. Nuk është më ajo LDK, as PDK-ja as VV nuk është e njëjta”, ka thënë ai.

“Në çdo qeverisje kur kam bërë unë nuk kam punuar asnjëherë pas shpine për aleatët në qeverisje”, është shprehur Ramush Haradinaj.

-Sponzor-