Ministria e Mbrojtjes tregon se kur do të bëhet testimi i inteligjencës për rekruterët e FSK’së

0

Më 18 mars fillon testimi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës.

Sponzor

Ministria ka bërë të ditur se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme.

“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Kazerma ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, Kazerma ‘Ushtarët e Nato-së’ në Istog, Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, Kazerma ‘Neë Born’ në Gjilan”, thuhet në njoftim për media.

Sipas ministrisë, në ditën e testimit kandidatët duhet të kenë vete fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi.

Po ashtu, Ministria ka kërkuar që kandidatët të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar, të kenë maska mbrojtëse kundër COVID-19 si dhe ka treguar se kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale.

-Sponzor-