Nga Gjermania, Kadri Veseli jep një lajm për vizat

0

Komunikata dërguar mediave ka njoftuar se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, është takuar sot me një nga politikanët më me ndikim në Gjermani, me homologun e tij, Wolfgang Schäuble. Aty thuhet se Veseli ka marrë mbështetjen e kryetarit të Bundestagut për liberalizim të vizave.

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës ndër vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Shpreha idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në rrugëtimin në reformave tona juridike dhe ekonomike”, është shprehur Veseli pas takimit me homologun gjerman, transmeton Gazeta Express.

Sponzor

Më pas Veseli ka falënderuar kryetarin e Bundestagut gjerman për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset që nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

-Sponzor-