Nisin homazhet pranë arkivolit të Adem Demaçit (Foto)

0
Kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Personalitete të larta shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe më gjërë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Homazhet do të vazhdojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes së ditës së sotme.

Sponzor

Afër arkivolit të Demaçit po qëndrojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa për ngushëllime personalitetet shtetërore i kanë pritur familjarët.

Tri ditë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

-Sponzor-