”O Albin Kurti, ti je mashtrues, egoist e përulës”, deputejta godet direkt Kurtin në Kuvend

0

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, ka nisur fjalimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës me kritika ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit, dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pyetja jonë është, a ka dhënë dorëheqja z.Konjufca apo jo? Atëherë sa i përket fjalës së Albin Kurtit, gjatë gjithë kohës e dëgjuam me vëmendje, çka na kujtoi ishin video-lojërat e ditëve të fundit kur nuk takoheshin me z.Mustafën, apo kur pajtoheshin për t’u kujtuar. Më i eturi për pushtet i ditëve tona, Albin Kurti, i cili është në gjendje t’i sakrifikojë edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë”, tha Haxhiu.

Sponzor

Ajo vazhdoi me kritika ndaj zyrtarëve të Vetëvendosjes, duke i cituar fjalimet e tyre kur kishin deklaruar se Glauk Konjufca nuk do të jep dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

“Për vendimin e 26 dhjetorit u deklaruan figura të VV’së të cilët me bindje thanë se s’do të ketë dorëheqje. Albulena Haxhiu kishe thënë se është tallje me institucionin më të lartë, kuvendin. A është tallje Albulenë? Arbëria: Shkarkimi nuk na garanton që do të ecim përpara. –A ju garanton apo jo? A jeni pjekë?”, tha Haxhiu, derisa kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci i tha të koncentrohet tek tema e seancës së sotme.

Pa e përfillur kërkesën e kryesueses së seancës, Haxhiu vazhdoi me kritika ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit.

“Në fakt, monarku është vetë Albini, që me sjellje arrogante dhe fjalët e përtypura, e bëri kurban Konjufcën, me të vetmin qëllim që të vijë në pushtet, njëjtë si e bëri Isa Vjosën. Luajtën me ndjenjat e qytetarëve që votuan më 6 tetor”, u shpreh ajo.

“Nuk mund të pritet më mirë nga një grup mashtruesish, të nxitur nga mashtruesi i cili tha se nuk do të rritet numri i ministrive, por nga egoja e tij e sëmurë thotë se gjithçka ka ndryshuar. Albini kishte premtuar 12 ministri, por tani e ka kopjuar programin e qeverisë Haradinaj me 15 ministri, mos e mbaj në sirtar Albin, jetësoje”, tha Haxhiu.

Ndërkaq Haxhiu e përmendi edhe taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria Haradinaj.

“Urojmë që vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën 100 për qind, të mos preket”

-Sponzor-