Përfundon takimi i dytë LDK-LVV, Glauk Konjufca jep lajmin e fundit

0

Ka përfunduar takimi rreth tri orësh i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit për media është prononcuar Glauk Konjufca nga VV, i cili tha se kanë biseduar rreth programit për ekonominë ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK-në.

Sponzor

“Folëm vetëm për ekonomi. Janë ngrit mbi 40 tema. Janë fol për 40 çështje dhe për 90 për qind jemi pajtuar. Për 10 për qind do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme. Nuk mundemi t’i tregojmë cilat janë ato. Në qeverinë e ardhshme duam që diskutimet të jenë sa më të thella. Ka qenë një lloj përballje e programit vetëm ekonomik. Kërkoj që të më kurseni prej detajeve. Zhvillimin ekonomik vetëm do ta përmbyllim”, tha Konjufca.

Në takim sot nga VV’ja morën pjesë nënkryetari Besnik Bislimi, anëtari i kryesisë Glauk Konjufca dhe kandidati për deputet, Hekuran Murati.

Ndërkaq edhe grupi punues i LDK’së përbëhej nga ekonomistët e partisë.

Në takim ishin Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besnik Krasniqi dhe Hykmete Bajrami.

Ai shtoi se në takimet e ardhshme do të ngrihen temat për drejtësi.

-Sponzor-