Qeveria ua ndan nga 10 mijë euro familjeve të dy policëve që ranë në Lepenc

0

Nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve që ranë në Lepenc.

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve që vdiqën në aksidentin në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, më 29 prill.

Sponzor

Zyra e kryeministrit ka ndarë nga 10 mijë euro për familjet e policëve të vdekur, Armend Trena e Mal[sor Dashi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo shpreh respektin dhe nderimin për ta, transmeton Gazeta NewBorn.

“Kjo është një shumë modeste por dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme për policët. I shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha  Haradinaj.

Armend Trena është gjetur dje në ujërat e lumit Lepenc nëntë ditë pas aksidentit dhe do të varroset në orën 16:00. Ndërsa kolegu i tij Malësor Dashi është gjetur po ashtu në lumin Lepenc të enjten që shkoi.

Tutje, u mor vendimi edhe për themelimin e komisionit për hartimin e projektligjit për Qeverinë.

Ligji për Qeverinë është i nevojshëm që të definojë numrin e ministrive, Zv/kryeministrave e zv/ministrave.
/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-