Reagon Kajtazi për festimet serbe, kërkon nga Kuvendi ligj për këtë çështje

0

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka reaguar në mënyrën se si kanë festuar serbet për betejën e humbur te 28 qershorit 1389.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të nxjerr ligj të veçantë për këtë çështje e cila është e ngjashme me ligjin gjerman për simbolet e nazizmit dhe për figurën e Hitlerit.

Sponzor

Postimi i plotë:

Ikonografia serbe me te cilen ata fesojne betejen e humbur te 28 qershorit 1389, si dhe shfryrjet shoveniste jane çështje e zbatimit të ligjit, i cili parasheh penalizim të atyre që përhapin urrejtje mbi baza etnike, si dhe ekspozimi i kriminelëve të luftës dhe simboleve me anë të të cilave është kryer gjenocid. Keto simbole, dhe vet festimi me 1989 betejes se humbur te 1389, sherbeu si inspirim i turmave serbe per te kryer masakra monstruoze kunder civileve ne Bosnje dhe Kosove.

Kuvendi i Kosovës i cili eshte shendruar ne arene te fjalorit banal, duhet të nxjerr ligj të veçantë për këtë çështje e cila është e ngjashme me ligjin gjerman për simbolet e nazizmit dhe për figurën e Hitlerit.

Të paktën në raport me boshnjakët dhe shqiptarët, festimi i betejes se humbur serbe të vitit 1389, serbija millosheviqiane dhe simbolet e saj, vazhdimsia e shtetit serb mbi trashigemin millosheviqiane, kanë kuptimin dhe janë ekuivalente me simbolet e nazizmit. Nërkoë që Akademia e Arteve dhe Shkencës së Kosovës (që me tepër është shendrruar në akademi të leshit) do të duhej që gjithandej neper botë të organizoj simpoziome dhe debate që shkencerisht ta argumentoj vazhdimsin e politikes millosheviqiane në drejtim të popujve jo serb të Ballkanit.

-Sponzor-