Sipas fletarrestit serb, Rifat Jashari e ka mbështetur financiarisht Hashim Thaçin, këtë të fundit e quan terrorist

0

Shteti i Serbisë ka publikuar një listë të gjatë, sipas saj me “terroristët e UÇK-së. Fletarrestet zyrtare nga Beogradi u kanë bërë jo pak problem luftëtarëve të UÇK-së, transmeton gazeta newborn.

I përmendur në dosjen e Beogradit ishte edhe Rifat Jashari, vëllau i komandantit legjendar Adem Jashari.

Sponzor

Në dosje thuhet se “Në lidhje me këtë, ai siguroi dokumente të falsifikuara dhe ndihmoi një numër terroristësh shqiptarë, mes tyre Sami Lushtaku, Osman Ferizi, Lulzim Jashari dhe Jakup Nura, dhe u bëri të mundur marrjen e azilit politik në Gjermani”.

Gjithashtu thuhet se “Aktivitetet domethënëse të Rifat Jasharit ishin përqendruar në armatosjen e terroristëve shqiptarë. Gjithashtu, Ai mbështeti financiarisht partinë e Hashim Thaçit, që nga dita e themelimit të saj”.

Sipas fletarresteve serbe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli bashkë me bashkëluftëtarë të tjerë përgjatë viteve 1992/1993 kanë sulmuar milicinë e Serbisë ku kanë mbetur të vrarë 4 milicë ndërsa janë plagosur edhe 3 të tjerë. Në mesin e luftëtarëve përmenden edhe disa të tjerë përfshirë Jakup Nurën e të tjerë.

Në fletarrest thuhet se ata janë trajnuar në kampet ushtarake të Shqipërisë në vitin 1991 e më pastaj janë rikthyer dhe kanë organizuar sulme të armatosura ndaj milicisë së Serbisë, strukturë kjo e cila vazhdimisht e torturoi popullsinë shqiptare anekënd Kosovës/gazeta newborn/

-Sponzor-