S’kanë frikë, mijëra myslimanë shkojnë në xhami për t’u lutur për 49 viktimat në Zelandë

0

Mijëra myslimanë u mblodhën bashkë për t’u lutur për të vrarët në Zelandë të Re, pavarësisht kërcënimeve për sulme të tjera të mundshme terroriste.

49 njerëz mbetën të vdekur pas sulmeve në xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandë të Re, pasi një burrë i armatosur hapi zjarr ndaj myslimanëve gjatë lutjeve të së premtes.

Sponzor

BBC raporton se ky është sulmi më i tmerrshëm në historinë e Zelandës së Re, me kryeministren e vendit, Jacinda Ardern, që e përshkroi rastin si sulm terrorist, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht kërcënimit në rritje për sulm terrorist, më shumë se 1000 myslimanë u mblodhën në xhaminë e Australisë për t’u lutur për ata që mbetën të vrarë dhe të lënduar në sulmin e tmerrshëm në Zelandë të Re.

https://twitter.com/alexhart7/status/1106472400412041216/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1106472400412041216&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fskane-frike-nga-sulmet-mijera-myslimane-shkojne-ne-xhami-per-tu-lutur-per-49-viktimat-ne-zelande%2F

-Sponzor-