Spektakli i Thaçit tek Liqeni i Ujmanit, KFOR-i bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje

0

Zëdhënësi i KFOR-ti, Vincenzo Grasov, ka thënë se KFOR-i bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje pas vizitës së Hashim Thaçit tek liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“KFOR bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, pas raportimeve konfliktuoze rreth zonës së liqenit të Gazivodës” ka thënë Grasov.

Për personat që e kanë përcjellur Thaçin gjatë kësaj vizite, Grasov ka thënë se është konfirmuar që kanë qenë pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Sponzor

“Prezenca e sotme e Policisë së Kosovës në zonën e Gazivodës është konfirmuar. Këta ishin personeli i policisë përgjegjës për mbrojtjen e z. Thaçi, i cili po vizitonte zonën e Zubin Potokut”, ka shtuar ai , raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se janë duke e shqyrtuar praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, dhe se aktualisht janë duke e monitoruar situatën me helikopterë.

“KFOR po shqyrton praninë e Njësisë Speciale (ROSU). Për më tepër, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë”, ka përfunduar Grasov.

Thaçi sot ka qëndruar për vizitë në Liqenin e Ujmanit dhe në pikën kufitare në Bërnjak. Në një konferencë për media ka thënë se tek Liqeni i Ujmanit ka shkuar vetëm sa për t’u relaksuar.

Kjo vizitë e Thaçit tek Ujmani ka ardhur në kohën kur në Prishtinë mijëra protestues ishin mbledhur kundër tij dhe idesë së tij për korrigjim të kufijve./GazetaExpress/

-Sponzor-