Tahiri prezanton kandidatin e radhës për asamble komunale: Me Gencin dhe shumë të rinj e të reja do ta gjallnojmë qytetin dhe gjithë Llapin

0

 

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës dhe njëherësh shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po e merr besimin e shumë të rinjëve nga Podujeva.

Sponzor

Para pak qastesh ka treguar se ekipit të tij për Asamble Komunale, ju ka bashkuar edhe i riu Genc Mahmuti, i cili është një ekonomist i specializuar.
“Pas seancës parlamentare me shumë vullnet e dëshirë takova, Genc Mahmutin, djalë të ri të qytetit, aktiv dhe ambicioz. Genci, është model se si ngritet një i ri në karrierë. Ai është punëtor i suksesshëm në sektorin privat, kurse qëllimi i tij parësor është të punojë për të ngritur përspektiven dhe kualitetin e jetës së të rinjve në Llap”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri më tej tha se së bashku me Gencin dhe shumë të rinjë e të reja do ta gjallnojmë qytetin dhe gjithë Llapin.
“Genci është ekonomist, i specializuar në marketing dhe është në përfundim të Masterit.
Ai tash është pjesë e ekipit tim përgjegjës për politikat për rini dhe kandidat për Asamble Komunale.
Bashkë me Gencin dhe shumë të rinjë e të reja do ta gjallnojmë qytetin dhe gjithë Llapin”, tha tutje ai.

https://www.facebook.com/731671610/posts/10157837267081611/?d=n

-Sponzor-