Vjen kushti i ri nga BE-ja: Kryejni edhe këtë obligim pas Marrëveshjes së Demarkacionit nëse i duani vizat

0

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur mashtrim Marrëveshjen e arritur mes Presidentit Thaçi dhe Vujanoviqit për Demarkacionin.
Ai pas takimit me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, ka thënë se është i zhgënjyer për ndryshimin e qëndrimit të opozitës.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje të re, bëhet fjalë për marrëveshje të vjetër e mashtrim të ri. Ky mashtrim i ri është mashtrim i ri i të njëjtit person, në mbledhje ata mbështeten qëndrimin e tyre, shpreha zhgënjimin me ish-bashkëpunëtorët e mi në opozitë”, ka thënë ai.

Sponzor

“Nuk e paskan pasur për territor por për karrige, janë të gatshëm të falin mijëra hektarë. Ratifikimi i demarkacionit nuk garanton liberalizimin e vizave, sepse kriter tjetër është luftimi i korrupsionit. Nuk di se kur do të jetë seanca, përmbajtja e kësaj deklarate është dashur të diskutohet me Kuvendin”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/albin-kurti-del-i-zhgenjyer-nga-takimi-me-nderkombetaret-e-lideret-e-tjere-500524/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

-Sponzor-